Kolektivi Materializmi Dialektik

Për Althusserin

Advertisements

Ky libër është koleksion i eseve të cilat në mënyrë kritike i qasen disa prej koncepteve e tezave të filozofisë së Louis Althusser. Ky koleksion nuk është monografi për punën e Althusser-it. Poashtu, kjo nuk është as përmbledhje e eseve që tentojnë të ofrojë shpjegime për ndërmarrjen filozofike të Althusser-it. Njëkohësisht, lexuesi nuk duhet të shpresojë se ky libër është njëra nga tentativat e shumta për të përmbledhur punën e Althusser-it në një libër të vetëm, në formën e eksplorimit deskriptiv të tezave të tij filozofike. E për më tepër, nuk është as përpjekje për të (ri)konstruktuar një sistem filozofik Althusserian. Por, ky është libri Për Althusserin, për të cilin, pa pikë modestie mund të thuhet se është njëra ndër përmbledhjet e eseve të studiuesve më pasionantë të Althusser-it, që e bën këtë vëllim njërin ndër më të mirët të botuar për Althusser-in që ekzistojnë sot

Agon Hamza (ed), Për Althusserin, Kolektivi Materializmi Dialektik, 2012, ISBN 978-9951-8835-1-1

Kopertina

Advertisements

Advertisements